REPUBLIKA E SHQIPËRISËKUVENDI PopullorL I G JNr.8880, datë 15.4.2002PËR TË DREJTAT E SELEKSIONERIT TË BIMËVENë mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D II REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËV E N D O S I:KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSHMENeni 1QëllimiQëllimi i këtij ligji është mbrojtja e të drejtave të personave që seleksionojnë, zbulojnë dhe zhvillojnë varietete të reja bimore.Neni 2Subjekte të zbatimit të ligjitKushtet e këtij ligji janë të zbatueshme për personat juridikë dhe fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj dhe për personat juridik&am...