REPUBLIKA E SHQIPËRISËKUVENDIL I G JNr.8732, datë 24.1.2001PËR MATERIALIN MBJELLËS BIMOR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,K U V E N D II REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËV E N D O S I:KREU I QËLLIMI DHE PËRKUFIZIMETNeni 1Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për krijimin, riprodhimin, shumëzimin, përpunimin dhe tregtimin e materialit mbjellës bimor në territorin e Republikës së Shqipërisë.Neni 2Në kuptim të këtij ligji:1. "Atestim" është procedura e punës për pajisjen me certifikatë të një varieteti, kultivari, hibridi ose kloni t&...