REPUBLIKA E SHQIPËRISËKUVENDIL I G JNr. 10 119, datë 23.4.2009PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORITNë mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D II REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËV E N D O S I:KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSHMENeni 1QëllimiKy ligj ka për qëllim:a) të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore;b) të vlerësojë potencialin aktual e perspektiv për zhvillim të territorit në nivel kombëtar e vendor, në bazë të balancimit të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike e njerë...