REPUBLIKA E SHQIPËRISËKUVENDIL I G JNr.9863, datë 28.1.2008PËR USHQIMINNë mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËV E N D O S I:KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHMENeni 1 QëllimiKy ligj ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, duke përcaktuar:a) kërkesat dhe parimet e përgjithshme për higjienën dhe sigurinë e ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë;b) detyrimet e operatorëve të biznesit të ushqimeve dhe të ushqimeve p...