L I G J Nr. 9587, datë 20.7.2006PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETITNë mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËV E N D O S I:KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSHMENeni 1QëllimiKy ligj synon:1. Të sigurojë mbrojtjen dhe ruajtjen e diversitetit biologjik.2. Të rregullojë përdorimin e qëndrueshëm të përbërësve të diversitetit biologjik, nëpërmjet integrimit të elementeve kryesore të biodiversitetit në strategjitë, planet, programet dhe vendimmarrjet e të gjitha niveleve.Neni 2PërkufizimeNë kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm në...