REPUBLIKA E SHQIPËRISËKUVENDIL I G JNr.9700, datë 26.3.2007PËR MBROJTJEN E MJEDISIT NGA NDIKIMET NDËRKUFITARENë mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËV E N D O S I:KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSHMENeni 1QëllimiKy ligj synon mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit, duke parandaluar ndikime të ndjeshme negative, të cilat mund të shkaktohen nga projekte ose veprimtari, që kërkojnë të zhvillohen në territoret ndërkufitare të shteteve fqinje.Neni 2Fusha e zbatimit1. Ky ligj zbatohet kur projekte ose veprimtari, të përcaktuara në aneksin I të Konventës së Kombeve të...